NË GJILAN
Drita siguron edhe portën
13 July, 2017 @13:28
Portieri i deritashëm i ekipit të Ferizajit, Leotrim Rexhepi, është lojtar i ri i Dritës së Gjilanit, që nuk ka të ndalur në pazarin veror të lojtarëve.
Skuadra e Dritës e ka zyrtarizuar pak më parë portierin e ri të skuadrës, që pritet t’i bëj konkurrencë Betim Halimit në portën e gjilanasve.
Rexhepi përndryshe, ka mbrojtur për 28 herë portën e Ferizajit në Superligë gjatë stinorit të kaluar, duke qenë pjesë standarde e ekipit.