KAMPI KUQEZI
Duele në stërvitjen e së mërkurës
8 June, 2016 @12:29
Futbollistët e kombëtares shqiptare sot kanë pasur një stërvitje pak më serioze sesa në ditët e kaluara, që tregon se kuqezinjtë tashmë po përgatiten mirë e mirë për ndeshjen ndaj Zvicrës.
Gianni De Biasi ka përcjellë çdo lëvizje të lojtarëve në fushën stërvitore në Pierros Guirrec sot, derisa ka pasur edhe duele interesante në një ndeshje të improvizuar mes kuqezinjëve, ku janë vërejtur ato mes Gashit dhe Lilës pastaj Balajt e Hysajt etj.
Amir Abrashi dhe Etrit Berisha janë konstatuar të jenë tashmë plotësisht të shëruar nga lëndimet e lehta që i kanë pasur nga më parë, kurse edhe Ledian Memushaj i është kthyer stërvitjeve pas paraqitjes me leje te Pescara.