TE GJERMANIA
20 vjeçari ftohet në EURO
8 June, 2016 @10:15
Pas lëndimit të Antonio Rudigerit dhe konfirmimit se ai nuk do të mund të jetë pjesë e EURO2016, sipas burimeve të Sky Sports, përzgjedhësi i Gjermanisë ka ftuar mbrojtësin e ri të Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.
Tah, i lindur në vitin 1996 është aktualisht 20 vjeçar, ka pasur këtë stinor 29 paraqitje në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa është 192 centimetra i gjatë.
Leverkusen pagoi vitin e kaluar 10 milionë euro për ta transferuar atë prej Hamburgut.