ZVICËR
Dy gola për fitore nga Tarashaj
21 February, 2016 @15:57
Futbollisti shqiptar, Shani Tarashaj, ka qenë akteri kryesor në fitoren e sotme të skuadrës së tij, Grasshopper, në përballje me skuadrën e Sionit, në kuadër të kampionatit zviceran.
Tarashaj shënoi dy herë, për ta vulosur fitoren me rezultat 3-0 të skuadrës së tij.
21 vjecari në minutën 86’ u zëvendësua për t’ia lënë vendin një tjetër futbollisti shqiptar, Florian Kamberit, derisa Alban Pnishi e përcjelli takimin nga banka rezervë.
Me këtë dygolësh, Tarashaj arrin në numrin e dhjetë golave të shënuara në kampionatin zviceran, duke u bërë aktualisht golashënuesi i tretë më i mirë në ligë.
Shani Tarashaj’s first goal this afternoon. #EFC pic.twitter.com/QpdDPKFx0J
— SwissFootball (@FootballSwiss) February 21, 2016
Goli i parë i Tarashajt
And Tarashaj’s second. #EFC pic.twitter.com/Mw1UPOnDa0
— SwissFootball (@FootballSwiss) February 21, 2016
Goli i dytë i Tarashajt