MAN CITY

REUTERS
Dzeko vazhdon
21 August, 2014 @9:40
Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me ekipin e tij aktual Manchester City.
Boshnjaku 28 vjeç që erdhi në vitin 2011 nga Wolfsburgu te City, deri më tani ka shënuar 46 gola në 109 ndeshje për ekipin kampion të Anglisë.
Me këtë, Dzeko, i bashkohet kompanisë së lojtarëve te të cilët City llogarit në të ardhmen, pasi që në javët e shkuara kontratën me ekipin nga Etihad e kanë vazhduar: Sergio Aguero, Samir Nasri, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov dhe David Silva.