VAN GAAL

MU Official
Rojo, për sistem të ri te Manchesteri
21 August, 2014 @8:50
Manchester United pasi që transferoi mbrojtësin e majtë të Argjentinës, Marcos Rojo, për 16 milionë funta nga Sporting Lisbona, kanë ardhur edhe lëvdatat e para dhe atë nga trajneri i klubit.
“Marcos është shumë mbrojtës i talentuar. Ai mund të luaj në qendër të mbrojtjes, por edhe në krah të majtë,” ka thënë Van Gaal për lojtarin e ri të transferuar te Djajt e Kuq.
Sipas BBC Sport, trajneri holandez i Manchesterit është duke menduar ta implementojë sistemin 3-5-2 te ekipi i tij dhe aftësitë e Rojos janë të plota për këtë gjë.
Për kartonin e Rojos, Manchester United i ka dhënë Sportingut mesfushorin Luis Nani, paratë e lartëcekura si dhe do të paguajë 75% të rrogës së Nanit që do të jetë huazim njëvjeçar në Portguali.