MEDIA

REUTERS
Reus, tash ose kurrë!
21 August, 2014 @9:31
E përditshmja katalonase, El Mundo Deportivo, në editorial të sotëm ka shkruar se 10 ditët e mbetura të afatit kalimtar veror, duhet të jenë shumë sfiduese për Barcelonën.
Barcelona është duke i kaluar ditët e fundit të mundësisë për transfer, pasi që FIFA e ka suspenduar për dy afatet e ardhshme kalimtare, ndërsa Marco Reus, një lojtar tejet i vlerësuar i Borussia Dortmundit, duket të jetë imperativ për Barçën.
Reus, i cili u kërkuar nga shumë skuadra këtë verë, vendosi të mbetet në Dortmund si duket - por kjo gjë asnjëherë nuk është treguar definitive dhe me një ndërrim mendjeje ai mund të përfundojë te Barcelona.
Xavi Munoz dhe Francesc Perearnau, dy autorët e shkrimit mendojnë se Borussia Dortmund më me qejf do t’ia shiste Reusin Barcelonës sesa rivalit lokal Bayern, ndërsa Andoni Zubizarreta duhet të bëj gjithçka që atë ta ketë para shtatorit - përndryshe, Reus me siguri nuk do të jetë lojtari i Dortmundit në janar të vitit 2016, atëherë kur Barcelona do të mund të bëj transfere.