TRANSMETIMI
E njëjta kompani merr të drejtat për Superligë e Ligë të Parë
5 August, 2021 @17:30
FFK ka bërë të ditur sot se ka miratuar vendimin për të drejtat televizive për stinorin 2021/22.
Kështu, kompania ArtMotion është shpallë fituese dhe ka marrë të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Superligës dhe të Ligës së Parë në stinorin 2021/22.
“KE po ashtu miratoi vendimin që edhe në edicionin e ri 2021/2022, të drejtën televizive t’ia japë kompanisë “ArtMotion” për ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë,” ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj lidhur me çështjen.