CATALA

REUTERS
E shtata për Barçën, i teti për Messin
28 September, 2013 @20:00
Kampionja e Spanjës, Barcelona, ka arritur të shënojë fitoren e radhës sonte ndaj Almerias si mysafire.
Katalonasit kanë kaluar në epërsi në saje të golit të shënuar nga Lionel Messi që në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë Adriano ngriti epërsinë në 0-2, që doli të jetë edhe goli përfundimtar i ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e shtatë me radhë e Barcelonës, të cilët vazhdojnë rekordin perfekt me fitore në të gjitha ndeshjet. Kurse argjentinasi Messi, ka shënuar golin e tetë në shtatë ndeshjet e para të La Ligas.