ULPIANA 3-1 KEK
E treta me radhë, Ulpiana vazhdon ndjekjen
24 April, 2021 @17:10
Ulpiana ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në Ligën e Parë B, duke e mposhtur sot KEK-un që po kalon ditë të vështira në këtë ligë. Ulpiana tashmë Superligën po vazhdon ta ndjek dhe e ka më afër se kurrë më parë.
Lipjanasit shënuan fitore me rezultat 3-1 [Shala 25, Bylykbashi 70, Blakçori 90p. - n.n.].
Futbollistët e drejtuar nga Fadil Ademi kanë vazhduar me lojëra të mira prej se u mposhtën në derbi ndaj Flamurtarit dhe tashmë vazhdojnë kryesimin e ligës me 3 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre.
Ajo që vlen të përmendet në këtë ndeshje është se golin e fundit të skuadrës së Ulpianës e shënoi portieri Blakçori, të bashkëlojtarët ia dhanë mundësinë të regjistrohet në listë të golashënuesve të skuadrës, pasi që ndeshja ishte në minutën e fundit të vazhdimit, 90+5’ dhe vetëm pritej fishkëllima e fundit e referit.
Në anën tjetër KEK-u në krizë të rezultateve tashmë duket ta ketë shumë vështirë mbijetesën në Ligë të Parë B, përveç nëse do të bëj mrekulli në 3 xhirot e mbetura të stinorit.