ANFIELD ROAD

REUTERS
Edhe 2 nga Suarezi
9 November, 2013 @19:15
Luis Suarez shënoi golin e tetë të tij në Premier League për gjashtë ndeshje sa i zhvilloi për të mposhtur Fulhamin 4-0 në Anfield sot.
Ekipi i Brendan Rodgersit kaloi në vendin e dytë të Premier League, me dy pikë më pak se Arsenali lider, ndërsa një pikë më shumë se i treti, befasuesi, Southampton.
Liverpool gjatë gjithë ndeshjes ka qenë dominues dhe fitorja e tyre nuk është vënë në pyetje as për një çast, derisa ka sjellur dilemën e vetme, ate të rezultatit përfundimtar.
Pajtim Kasami ka qenë për 90 minuta në fushë te Fulhami, që është dukur sot pa ide dhe pa dëshirë për luftë pas furisë së kuqe në Anfield.
Rezultatet dhe tabela aktuale.