Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARISHT

Edhe FFK-ja zyrtarizon datën e ndeshjes Maqedonia-Kosova

Edhe FFK-ja zyrtarizon datën e ndeshjes Maqedonia-Kosova


20 March, 2020 @15:55

Pas afro dy orësh edhe FFK-ja ka zyrtarizuar datën e ndeshjes mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, që do të zhvillohet në kuadër të PlayOffit të Ligës D të Kombeve në Todor Proeski të Shkupit.

Dueli i paraparë të luhet më 26 mars 2020 i shtyer për një datë tjetër për shkak të pandemisë coronavirus është përcaktuar të zhvillohet më 4 qershor 2020, ka bërë të ditur FFK-ja sot, pas pranimit të njoftimit nga UEFA-ja.

Finalja e PlayOffit të Ligës D të Kombeve do të luhet më 9 qershor ku takohen fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale mes Maqedonisë e Kosovës dhe Gjeorgjisë e Bellorusisë.

Fituesi i finales, siguron biletën për Kampionatin Evropian EURO 2020, që tashmë është shtyer për vitin 2021.


 
Të gjitha lajmet nga