Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UELLSIANI MBETET

Edhe një vit huazim për Bale

Foto: Google

Edhe një vit huazim për Bale


4 May, 2021 @14:27

Sipas ‘Daily Mail’, Daniel Levy, presidenti i Spurs, do të përpiqet të mbajë në huazim Bale edhe një sezon.

E ardhmja e Bale vazhdon të jetë në pikëpyetje. Uellsiani, është në huazim te Tottenham nga Real Madrid, sipas marrëveshjes me Spurs ai duhet të kthehet në Madrid në fund të këtij sezoni. Gareth ka një kontratë me Realin deri në qershor 2022 dhe pritet të shihet ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari para disa javësh tregoi për planin e tij te Spurs:

“Plani fillestar ishte të bëja vetëm një sezon në Tottenham dhe pastaj do më mbetej akoma një vit nga kontrata me Real Madridin. Ideja ime është të kthehem në Madrid, kjo është ajo që kisha planifikuar, them sinqerisht”, tha ai.

Forma e mirë e uellsianit, ka bërë që presidenti i ekipit, të kërkojë edhe një vit huazim të Bale në Tottenham.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League