KEK-u - FLAMURTARI
Egzon Krasniqi s’lejon befasi në goleadë
3 November, 2018 @15:40
Skuadra prishtinase Flamurtari, me vështirësi e mposhti KEK-un me rezultat 4-3.
Së pari shënuan vendasit me Rilind Namanin në minutën e shtatë, derisa epërsia e KEK-u nuk zgjati shumë, ku pas 3 minutave shënoi nga penalltia Alban Shillova.
Në minutën e 27-të, Agron Bruqi shënoi me kokë për Flamurtarin, pas një asistimi të Maxhunit, por Vigan Veliu realizoi në minutën e 31-të për 2-2.
Me të filluar pjesa e dytë, Egzon Krasniqi shënoi për Flamurtarin, derisa në minutën e 77-të Krasniqi shënoi edhe golin e dytë. KEK-u në minutën e fundit të ndeshjes fitoi një penalli, ku Gëzim Berisha nuk gaboi nga pika e bardhë për 4-3, për më shumë nuk mjaftoi koha dhe ndeshja përfundoi në favor të Flamurtarit.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e stinorit për Flamurtarin, ku aktualisht kanë 22 pikë të grumbulluara, ndërsa KEK-u gjendet në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë, pas 14 xhirove të zhvilluara.
FORMACIONET STARTUESE:
KEK-u: Nika, Tejeci, Krasniqi, Lleshi, Vitija, Grajqevci, Berisha, Nimani, Veliu, Stullqaku, Gashi. | |||
FLAMURTARI: Neziri, Maxhuni, Dumani, Kabashi, Ahmeti, Boshnjaku, Shabani, Bruqi, Shillova, Krasniqi, Dragusha. |