DRENICA - PRISHTINA
Khalid për të gjashtën me radhë
3 November, 2018 @15:29
Sulmuesi afrikan i Prishtinës, Basit Khalid, ka shënuar golin e katërt të tij të stinorit, ndërsa i ka sjellë Prishtinës tri pikë sot në përballjen e vështirë si mysafire me Drenicën, 0-1.
Khalid ka shënuar në portë nga afërsia, pasi që pranoi një krosimi nga Arbër Hoxha në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, për fitoren e gjashtë radhazi të ekipit të Mirel Josës.
Drenica dhe Prishtina kanë luajtur një lojë të matur sot, ndërsa raste kanë pasur edhe vendasit, kur kanë tentuar në pjesë të parë me Arbios Thaqin, e në të dytën me Kreshnik Ukën, por goli nuk erdh për ta.
Me këtë fitore Prishtina vazhdon të ndjek Feronikelin lider në vetëm dy pikë dallim, ndërsa Drenica ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit.
FORMACIONET STARTUESE:
DRENICA: Ymeri. Pasoma, Sykaj, Bejta, Islamaj, Mustafa, Thaqi, Tahiri, Uka, Mëziu, Elshani. |
|||
PRISHTINA: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Ahmeti, Miftaraj, Arago, Pefqeli, Morina, Khalid. |