NAPOLI - EMPOLI
Hysaj 90m, Napoli me super Mertens ngritet në tabelë
2 November, 2018 @22:18
Skuadra e Napolit ka luajtur ndeshjen e parë të xhiros së XI të Serie A-së sonte ndaj Empolit në shtëpi dhe falë super Dries Mertensit e ka fituar lehtë atë, 3-1.
Lorenzo Insigne (9’) hapi serinë e golave për napolitanët e Carlo Ancelottit, ndërsa Mertens shtoi avantazhin (38’) për të mbyllur pjesën e parë 2-0.
Kur Francesco Caputo i Empolit shënoi për 2-1 (58’), ka qenë përsëri Mertens që ka vendosur distancën prej 2 golave epërsi në të mirë të Napolit, me golin e shënuar thuajse menjëherë (64’). E krejt në fund zëvendësuesi Arek Milik ka kryer çdo dilemë, kur pas asistimit të Mertensit, shënoi për 4-1 (90’). Por, belgu në disponim u përkujdes që të kryej ndeshjen me hat-trick kur shënoi në shtesa për 5-1 (90’+2).
Ky rezultat ka qenë edhe përfundimtar i ndeshjes, ndërsa Napoli ka kërcyer mbi Interin aktualisht në klasifikim, për të kapur vendin e dytë.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka qenë i pazëvendësueshëm në krah të mbrojtjes duke qëndruar 90 minuta në fushë.