SELEKTORI I SPANJËS

Foto: sefubtol.com
Enrique: Fokusohemi te Kosova
6 September, 2021 @16:35
Selektori i Spanjës, Luis Enrique, në deklaratën e tij pas fitores ndaj Gjeorgjisë, ka thënë se tash i tërë fokusi i kombëtares spanjolle është te Kosova.
Ndeshja Kosova-Spanja luhet të mërkurën në Fadil Vokrri të Prishtinës dhe i takon Grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Tani është koha të fokusohemi për ndeshje ndaj Kosovës. Në futbollin profesional varesh nga rezultatet. Sot ka qenë një ditë e mirë, tash na pret ndeshja e radhës dhe nuk do të jetë e lehtë,” ka thënë ndër të tjera ish-futbollisti i Barcelonës e Real Madridit.
Spanja ka mposhtur Kosovën në duelin e parë mes vendeve në këtë grup, 3-1. Furia Roja ka aktualisht dhjetë pikë dhe është e para në grup, me dy ndeshje më shumë sesa ndjekësja e parë e saj Suedia. Kosova është e treta.
Përndryshe, Spanja ka mbajtur sot stërvitjet e rregullta para ndeshjes ndaj Kosovës.