NË SKOCI
Eros Grezda debuton në 11-she me fitore
3 November, 2018 @17:49
Futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda, ka debutuar në 11-shen e parë të Glasgow Rangers sot me fitore.
Ekipi i tij, drejtuar nga Steven Gerrard, ka mposhtur St Mirrenin si mysafir 2-0 me anë të golave të Daniel Candeias dhe Alfredo Morelos, që erdhën në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Grezda luajti 55 minuta në këtë ndeshje, që ishte e para për të, në elitën e futbollit skocez si startues.
Rangers është aktualisht në pozitë të tretë të klasifikimit me 25 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara, 4 më pak se Heartsi lider.