BALLKANI - FERONIKELI
Lideri marshon sigurt
3 November, 2018 @15:48
Lideri aktual i Superligës, Feronikeli, me golin e Kastriot Rexhës, e mposhti Ballkanin në Suharekë me rezultat minimal 1-0.
Ndeshjen ishin duke dominuar lojtarët e Ballkanit, kur në minutën e 26-të shënoi Kastriot Rexha, për ta kaluar Niklin në epërsi.
Ballkani në pjesë të dytë kishte raste për të shënuar, por nuk arriti që ta ndalë liderin aktual të Superligës, skuadrën e trajnerit Zekirija Ramadani.
Feronikeli me 11 fitore pas 13 ndeshje të zhvilluara gjendet në krye të tabelës me 32 pikë, derisa të mërkurën do të përballet me Prishtinës që gjendet në pozitën e dytë me dy pikë më pak.
FORMACIONET STARTUESE:
BALLKANI: Ruxhi, Shala, Potoku, E.Gashi, Berisha, Shabani, Elezaj, Emini, Baftiu, L.Gashi, Topalli. | |||
FERONIKELI: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Morina, Da Silva, Fazliu, Gavazaj, Hoti, Rexha. |