UEFA

REUTERS/Adam Ihse/Scanpix
Europiani 2020, çdokund!
7 December, 2012 @8:41
UEFA ka planifikuar që të përdorë një numër të qyteteve të ndryshme europiane, kryesisht të mëdha, për të mbajtur në mend përvjetorin e 60 të Kampionatit Europian në futboll.
“Çështja është se kështu dëshirojmë t’i japim krejt Europës frymën e europianit dhe të festës së futbollit. Në vend të një vendi, do të keni festë nëpër tërë Europën,” ka thënë sekretari gjenera i UEFA-së Gianni Infantino, transmeton Reuters.
Idea për këtë lloj organzimi erdhi nga kryetari i UEFA-së, Michel Platini, në fund të EURO 2012.
Sipas Infantinos vendimi për ndryshim është marrë, mirëpo tash po diskutohet se si do të aplikohet kjo. Deri më tani qytetet më të përfolura për organizim janë: Dublini, Londra, Stokholmi, Moska, Roterdami, Parisi, Mynihu, Madridi, Lisbona, Milano, Praga, Bukureshti dhe Stambolli.