CHAMPIONS LEAGUE

REUTERS/Michaela Rehle
Shaqiri, më i miri i javës
6 December, 2012 @11:16
Sipas ekspertëve të Eurosportit, me performancën e treguar në ndeshje ndaj BATE-së Xherdan Shaqiri është pjesë e mesfushës më të mirë të kësaj xhiroje të Ligës së Kampionëve.
Për më shumë, ai është i vetmi nga ekipi i Bayernit i futur në këtë listë si dhe lojtari me notë më të lartë.
Ndërsa në përshkrimin për te Eurosport shkruan se kjo ka qenë njëra ndër performancat më të mira të Shaqirit prej se iu bashkua bavarezëve këtë stinor dhe ka marrë notën 9, sikurse edhe Mata i Chelseat, që njëkohësisht janë futbollistët me notë më të madhe të ekipit të javës.
EKIPIN E XHIROS SË GJASHTË E PËRBËJNË:
Portier: Mario Felgueiras (Cluj) 8;
Mbrojtës: Oliver Kirch (Dortmund) 7, Thiago Silva (PSG) 8, David Luiz (Chelsea) 8 dhe Marcel Schmelzer (Dortmund) 7.6;
Mesfushorë: Xherdan Shaqiri (Bayern) 9, Andriy Yarmolenko (Kiev) 8, Juan Mata (Chelsea) 9 dhe Kris Commons (Celtic) 8;
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real) 8 dhe Fernando Torres (Chelsea) 8.