LEO MESSI

REUTERS/Gustau Nacarino
Lëndimi nga presioni medial
6 December, 2012 @9:22
Ylli argjentinas Lionel Messi, që ndeshjen e djeshme e ka nisur nga banka, pësoi një lëndim në këmbë vetëm pesë minuta para përfundimit të
ndeshjes së fundit në grupe në Ligën e Kampioneve. Messi u rrëzua nga portieri i Benficas Artur, në një dy-luftim.
Ky lëndim që dhe e ka nxjerrë Messin jashtë fushe, të paktën për ditën e djeshme, mund t’i kushtojë Messit rekordin e golave më shumë të shënuar në një vit kalendarik, i cili mbahet deri tani nga gjermani Gerd Muller, me 85 gola.
Favoriti kryesor për Ballon d’Or 2012 është vetëm dy gola nga thyerja e këtij rekordi.
Barazimi i ka dhënë Barcelonës vëndin e parë në grup, që ishte i padiskutueshëm dhe Benfica ka siguruar një vënd në Europa League.