5

Fotoja e natës në Europa League, Ederson i Lazios duke u zhveshur për t'i hudhur fanellën dhe brekët tifozëve/REUTERS/Srdjan Zivulovic
Kalon edhe 5-shja e fundit
6 December, 2012 @23:48
Liverpooli e kishte të qartë se fitorja ndaj Udineses do t’i dërgonte përpara. Kështu që goli i Jordan Hendersonit ishte i mjaftueshëm për të kuqtë e Brendan Rodgersit për të kaluar më tutje. Borozani.com
Ekipi tjetër anglez, Tottenham, është dashur që të mos humb nga Panathinaikos në Greqi për të gjetur vend në faZën tjetëër nga Grupi J. Edhepse grekët barazuan në 1-1, ishte Tottenham që i dha edhe një shtytje lojës për ta fituar atë 1-3.
I vetmi sekcion ku dy vende ishin të lira isht Grupi E. Këtu me barazim kaloi Steaua, përkundër se u ballafaqua me 10 lojtarë në të shumtën e kohës, ndërsa vendin tjetër e zuri Stuttgarti përkundër humbjes.
Vendin e fundit të lirë për kualifikim e zuri Baseli. Ish ekipi i Xherdan Shaqirit ka kërkuar vetëm një pikë në ndeshje ndaj Genkut, që ishte edhe loja e vetme pa gola, me ç‘rast u kualifikua.
REZULTATET:
Young Boys 3 - 1 Anzhi
Udinese 0 - 1 Liverpool
Hapoel Tel Aviv 2 - 0 Académica
Viktoria Plzeň 1 - 0 Atlético Madrid
AEL 3 - 0 Olympique Marseille
Fenerbahçe 0 - 3 Borussia M’gladbach
Marítimo 2 - 1 Club Brugge
Bordeaux 2 - 0 Newcastle United
Stuttgart 0 - 1 Molde
København 1 - 1 Steaua Bucureşti
Dnipro Dnipropetrovsk 4 - 0 AIK
Napoli 1 - 3 PSV
Genk 0 - 0 Basel
Internazionale 2 - 2 Neftçi
Partizan 1 - 1 Rubin Kazan
Olympique Lyonnais 2 - 0 Ironi Shmona
Athletic Club 0 - 0 Sparta Praha
Maribor 1- 4 Lazio
Tottenham Hotspur 3 - 1 Panathinaikos
Rapid Wien 1 - 0 Metalist
Bayer Leverkusen 1 - 0 Rosenborg
Levante 2- 2 Hannover 96
Twente 1- 3 Helsingborg
TË KUALIFIKUARIT:
FITUESIT E GRUPEVE: Liverpool FC, FC Viktoria Plzeň, Fenerbahçe SK, FC Girondins de Bordeaux, FC Steaua Bucureşti, FC Dnipro Dnipropetrovsk, KRC Genk, FC Rubin Kazan, Olympique Lyonnais, S.S. Lazio, FC Metalist Kharkiv, Hannover 96.
VENDET E DYTA: FC Anji Makhachkala, Club Atlético de Madrid, VfL Borussia Mönchengladbach, Newcastle United FC, VfB Stuttgart, SSC Napoli, FC Basel 1893, FC Internazionale Milano, AC Sparta Praha, Tottenham Hotspur FC, Bayer 04 Leverkusen, Levante UD.
EKIPET QË DO TË SHTOHEN NË PRANVERË NGA LIGA E KAMPIONËVE: Chelsea FC, CFR 1907 Cluj, Olympiacos FC, SL Benfica, FC Dynamo Kyiv, FC Zenit St Petersburg, AFC Ajax, FC BATE Borisov.