Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENE WENGER KRITIKON

Fati dhe referi, vendosën

REUTERS/Arkiv

Fati dhe referi, vendosën


26 December, 2015 @23:23

Arsenal kishte rastin ideal për të arritur kreun e tabelës sot. Southampton vinte si ekip pa fitore për më se një muaj, derisa Arsenal ishte e kundërta, kishin rreshtuar fitoret. 

Në fund, rezultati 4-0 për Southamptonin mund të quhet befasia e ditës së parë të “Boxing Day” në Premier Ligë. 

“Ata kanë qenë më të mprehtë se ne. Kemi humbur shumë duele. Gjithashtu, kemi qenë edhe të pafat, pasi që shuti i parë i tyre drejt portës tonë u bë gol, si dhe goli i dytë ka qenë pas faulit te Koscielny,” ka thënë fillimisht trajneri më me përvojë në Premier Ligë pas humbjes. 

“Rezultati është zhgënjyes, ndërsa Southamptoni ka qenë për çdo lëvdatë sonte. Titulli ka të bëj me qëndrueshmëri të vazhdueshme në çdo ndeshje. Sot ka qenë ndeshje fizike dhe ne nuk kemi qenë shumë të mirë,” ka shtuar Wenger, në prononcimin e tij pas ndeshjes. 

Arsenal mbetet i dyti në tabelë pas kësaj humbjeje, ndërsa në xhiron e radhës ndeshet me Bournemouthin, derisa lideri Leicester takohet me ish kampionin, Manchester City


 
Të gjitha lajmet nga