KANARINAT
Fenerbahçe djeg Lazion
4 April, 2013 @23:31
Skuadra turke e Fenerbahçes ka qenë më e mirë se ajo e Lorik Canës sonte në Sukru Saraçoglu të Stambollit.
Rastet e shumta dhe goditjet nga larg të Raul Meirelesit ndaleshin nga i pakalueshmi Federico Marchetti në portën e romakëve.
Mirëpo, prej momentit që nigeriani Ogenyi Onazi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (përjashtim) Feneri filloi të përmbys italianët në çdo aspekt, derisa në një moment fitojnë penallti për të shënuar golin e parë nëpërmjet sulmuesit kamerunas, Pierre Webo.
Në minutën e fundit pas një goditjeje të lirë, Dirk Kuyt u gjend më së shpejti në zonë, për të shënuar golin për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, që mund të jetë edhe i paaritshëm për ekipin lacial një javë më vonë.
Kosovari, Lorik Cana, ishte gjatë gjithë kohës në ndeshje dhe tregoi performancë solide në humbjen e ekipit të tij.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Fenerbahçe - Lazio | 2-0 | Webo 78, Kuyt 90 |