CHELSEA
Ndezet Torres
4 April, 2013 @23:00
Si duket maska në fytyrë, po i sjell fat sulmuesit spanjoll, Fernando Torres. Ai ka shënuar sonte dy herë për ekipin e tij në fitoren prej 3-1 ndaj Rubin Kazanit, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League.
Torres ka shënuar golin e parë dhe të tretë të ekipit të tij, derisa nigeriani, Victor Moses, ka shënuar të dytin. Dy asistimet në golat e fundit të londinezëve i ka bërë dhjetëshja fantasike e të kaltërve të Londrës, Juan Mata.
Golin e vetëm për rusët e ka shënuar izraeliti, Bibras Natcho, nga penalltia, gol ky që u jep shpresë rusëve për ndeshjen e kthimit që luhet një javë më vonë në Moskë.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Chelsea - Rubin Kazan | 3-1 | Torres 16, 70, Moses 32 - Natcho 41 |