EUROPA LEAGUE
Feneri dhe Xhaka, kualifikohen
23 November, 2012 @13:09
Ndeshja kryesore e Grupit C e zhvilluar në stadiumin Velodrome të Marseille-së e përcjellë me shumë trazira në mesin e tifozëve françezë dhe turk, përfundoi me fitoren e Fenerbahçes.
Një gol alla Philipe Mexes i mbrojtësit turk Bekir Irtegun ishte i mjaftueshëm që kanarinat nga Stambolli të sigurojnë kualifikimin për veti dhe të eliminojnë ish ekipin e Lorik Canës nga garat europiane.
Njëri ndër më meritorët për fitoren e turqve ka qenë kapiteni dhe portieri i ekipit Volkan Demirel që ka pritur çkamos në Velodrome.
Borussia Monchengladbach ka arritur të shënojë fitore shumë më të vështirë sesa që kanë paramenduar ndaj AEL-it të Qipros. I tërë mundi i gjermanëve u shpagua në momentin kur trajneri zviceran i ekipit Lucien Favre futi në lojë Granit Xhakën dhe Igor de Camargon në minutën e 72 dhe 74-të. Ky i fundit shënoi dy herë për fitoren 2-0 të Gladbachut.
TABELA:
1. Fenerbahçe 13p.
2. Borussia M. 8p.
3. O. Marseille 5p.
4. AEL 1p.