TRANSFER
Ferizaj vazhdon me përforcime nga Maqedonia
30 January, 2017 @15:19
Njëra prej skuadrave më aktive në këtë afat kalimtar, Ferizaji, ka kompletuar edhe një transferim.
Ekipit i është bashkuar mesfushori ofansiv, Maliq Beluli, i cili ka luajtur për skuadra shqiptare në Maqedoni si Shkupi dhe Gostivari.
Beluli është vetëm 21 vjeç dhe premton shumë për të ardhmen.
Ai tashmë i është bashkuar skuadrës së Ferizajit, e cila po gjendet në Shqipëri për fazën përgatitore për stinorin pranveror.