FINALJA E KUPËS

Finalja e Kupës, përballjet direkte mes dy skuadrave
29 July, 2020 @11:05
Me fillim nga ora 17:45, sot Prishtina dhe Ballkani përballen mes vete në finalen e Kupës së Kosovës.
Prishtina luan për ta fituar këtë trofe për të shtatën herë në histori, kurse për Ballkanin një triumf i mundshëm në këtë garë do të ishte i pari në histori të klubit.
Para ndeshjes, le të shohim përballjet direkte mes skuadrave në edicionin 2019/2020 të Superligës.
Në tri ndeshjet e luajtura në ligë sivjet, më mirë qëndron Ballkani.
Skuadra suharekase ia shkaktoi humbjen e parë Armend Dallkut në krye të Prishtinës, duke e mposhtur 1-0 më 7 tetor të vitit të kaluar. Më pas, në takimin e dytë (29 shkurt 2020) skuadrat barazuan 0-0 në kryeqytet, kurse takimi i fundit në Suharekë (18 korrik 2020) përfundoi 2-2.
Kujtojmë që një fitore e mundshme sot, përveç trofeut të Kupës, do t’ia mundësojë fituesit pjesëmarrjen në kualifikimet drejt Europa League.