Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - FLAMURTARI

Fitore e madhe e Ferizajit, shton shpresat për shpëtim

Fitore e madhe e Ferizajit, shton shpresat për shpëtim


22 April, 2019 @18:01

Me fitoren e Ferizajit është mbyllur dueli i luajtur sot në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ku skuadra vendase me po të njëjtin emër arriti ta mposhtë me shifrat 3-1 skuadrën e Flamurtarit nga kryeqyteti.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, të cilët golin e gjetën nga pika e bardhë përmes Egzon Shabanit në minutën e 21’ të ndeshjes, derisa reagimi i vendasve ishte pothuajse i menjëhershëm. Një dalje jo e menduar mirë e portierit Blakqori pas krosimit të Dumanit të mysafirëve, e gjeti në zonë mirë bullgarin Angel Grançov, i cili barazoi me kokë për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Me të filluar pjesa e dytë, ishte bullgari Grançov, golashënuesi i Flamurtarit ai që e la në ‘baltë’ skuadrën e tij. Grançov u ndëshkua me dy të verdhë brenda dy minutave, për ta lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në terren.

E këtë gjë e shfrytëzoi maksimalisht Ferizaji, i cili pas sulmeve të njëpasnjëshme, fillimisht e gjeti golin e epërsisë përmes Qëndrim Dautajt, i cili pas asistimit nga Qerkini shënoi mjeshtërisht me të majtën për 2-1 në minutën e 88’ të ndeshjes, e më pas Ferizaji e vulosi fitoren me golin e Hysein Demirit në minutën e katërt të kohës shtesë, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 3-1 dhe me 3 pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë.

Para golit të shënuar, Ferizaji e goditi dy herë shtyllën, derisa pati edhe shumë raste të tjera, por goli iu mohua disa herë nga pritjet fantastike të portierit Neziri të mysafirëve.

Për Ferizajin kjo fitore mund të jetë vendimtare në luftën për mbijetesë, derisa lajm i mirë për këtë skuadër është edhe barazimi i sotëm mes Lirisë e Ballkanit në Prizren, kurse sa i përket Flamurtarit, edhe kjo skuadër ndodhet në zonën e barazhit momentalisht.

Xhiron e ardhshme, Ferizaji i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Flamurtari e pret KEK-un në kryeqytet.



FORMACIONET STARTUESE

Ferizaj: Blakqori, Shosha, V. Shabani, Kuka, Dautaj, Durim Gashi, E. Shabani, Shala, Dren Gashi, Krasniqi, Mone.

Flamurtari: Neziri, Maxhuni, Dumani, Kabashi, Grançov, Zeqiri, Bruqi, Ibrahim, Kelmendi, Krasniqi, Shillova.

FERIZAJ - FLAMURTARI

Ferizaj vs. Flamurtari, 11-shet startuese

FFK Superliga

Ferizaj vs. Flamurtari, 11-shet startuese

22/04/19 @ 15:35

LIRIA - BALLKANI

Liria vs. Ballkani, 11-shet startuese

FFK Superliga

Liria vs. Ballkani, 11-shet startuese

22/04/19 @ 15:31

HEKURAN KRYEZIU

E konfirmon Zurichu, hendikep i madh për Kosovën

Evropiani/Kosova/International

E konfirmon Zurichu, hendikep i madh për Kosovën

22/04/19 @ 10:25

SELANIK

Pas 34 vitesh kampionë

International

Pas 34 vitesh kampionë

22/04/19 @ 09:37

PARIS ST GERMAIN - MONACO

E dyta me radhë, Parisi feston

Ligue 1

E dyta me radhë, Parisi feston

21/04/19 @ 23:00

CARDIFF - LIVERPOOL

Fitore e madhe, ‘shpresat’ te United

Premier League

Fitore e madhe, ‘shpresat’ te United

21/04/19 @ 18:48

VLLAZNIA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi dobët jashtë shtëpisë

FFK Liga e parë

Vëllaznimi dobët jashtë shtëpisë

21/04/19 @ 18:15

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

FFK Superliga

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

30/07/23 @ 20:06

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

29/07/23 @ 11:09

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

2023/2024

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

FFK Superliga

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

28/07/23 @ 12:49

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Conference League/FFK Superliga

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

28/07/23 @ 10:25

VIKTORIA PLZEN - DRITA

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

Conference League/FFK Superliga

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

28/07/23 @ 10:20

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga