VLLAZNIA - VËLLAZNIMI
Vëllaznimi dobët jashtë shtëpisë
21 April, 2019 @18:15
As me trajnerin e ri Blerim Mula që debutoi sot për Vëllaznimin pas largimit të Ismet Munishit, kuqezinjtë e Gjakovës nuk kanë arritur të shkëpusin më shumë se një pikë në Pozharan ndaj Vllaznisë.
Dueli përfundoi 0-0, ndërsa Vëllaznimi që po synon Superligën përmes barazhit mbetet me vetëm një fitore jashtë terrenit të vetë këtë vit në Ligë të Parë.
Vllaznia në anën tjetër, ka marrë pikë që mund ta shpëtojë nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë, duke qenë se është një pikë larg shpëtimit aktualisht.