SELANIK
Pas 34 vitesh kampionë
22 April, 2019 @9:37
“I kam pasur 18 vjet kur për herë të fundit ka fituar PAOKu ligën. Tash i kam 52. Kjo tregon gjithçka,” ka thënë tifozi i PAOK-ut, Nikos Kouroutzidis për AP pas ndeshjes së fituar që siguroi titullin për ekipin nga Selaniku.
PAOK-u fitoi titullin për herë të parë që prej vitit 1985. Para kësaj, kishin fituar edhe njëherë titullin në 1976.
“Shpresoj që nuk i bëj 90 vjet para se të fitojmë edhe një titull,” ka shtuar Kouoroutzidis duke qeshur në festë.
Një xhiro para fundit të stinorit, PAOK-ut iu desht fitorja ndaj Levadiakosit të rënë mbrëmë, që pa problem u mposht 5-0 në Toumbas të Selanikut ku festa nuk kishte fund, derisa i gjithë qyteti u ndriçua nga festa e publikut gjithandej.
Olympiakos ka mbetur tetë (nëse fiton sot 5 pikë) mbrapa dhe tashmë festa e titullit të kampionit që zakonisht bëhej në Athinë, tashmë është në Selanik.
Trajneri i PAOK-ut që e arriti këtë sukses historik, rumuni Razvan Lucescu është shprehur të jetë i lumtur me përkushtimin e treguar nga futbollistët gjatë gjithë stinorit, derisa tash ekipi shpejt do të nis përgatitjet për sezonin e radhës dhe Ligën e Kampionëve.
#PAOK ARE CHAMPIONS OF GREECE AFTER 34 YEARS OF WAITING pic.twitter.com/NWZgOoxrVx
— mshumanov (@shumansko) April 21, 2019