HEKURAN KRYEZIU
E konfirmon Zurichu, hendikep i madh për Kosovën
22 April, 2019 @10:25
Shtylla e mesfushës së reprezentacionit të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka pësuar lëndim dje në përballjen që ekipi i tij Zurich luajti ndaj Luganos.
Zurich ka konfirmuar se lëndimi i tij do ta detyrojë lojtarin që të hyjë në operim dhe kjo do ta lë mesfushorin 26 vjeçarin e Kosovës prej 6 deri në 9 muaj jashtë fushave të gjelbërta.
Shiko: ORARI dhe TABELAT EURO2020
Kjo do të thotë që Kryeziu nuk do të jetë në llogaritë e Bernard Challandesit për ndeshjet e qershorit në kualifikime për EURO 2020 ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë (të dyja si mysafir për Kosovën), por edhe për duelet ndaj Çekisë e Anglisë që zhvillohen në shtator të këtij viti.