NË PRISHTINË
Fituesi i Kupës dhe nënkampioni, miqësore
Teskti: prishtinafc.com
21 July, 2016 @14:58
Prishtina do të zhvilloj miqësoren e parë në fazën përgatitore. Kundërshtari i parë gjatë kësaj faze është Hajvalia - nënkampion aktual.
Duhet theksuar faktin se Prishtina momentalisht ka disa futbollistë të lënduar, shumica lëndime të lehta, por Shend Kelmendi dhe Dren Gashi sigurisht do të mungojnë në këtë përballje.
Ndeshja zhvillohet këtë të shtunë nga ora 10 e mëngjesit në stadiumin e Flamurtarit, aty ku edhe është bartur skuadra fituese e Kupës dhe është duke e kryer fazën përgatitore.