GARDIANI
FLAMUR-tari forcon portën
14 July, 2018 @12:14
Flamurtari, stinorin e kaluar kishte shpëtuar nga rënia duke e mposhtur Vushtrrinë me penallti.
Ndërsa sivjet synimi pa dyshim do të jetë një pozitë më lartë se vjet, derisa kanë arritur ta forcojnë portën së pari.
Flamurtari e shtoi në skuadër portierin e Drenicës, Flamur Nezirin, ndërsa Neziri në një njoftim në llogarin e tij personale në facebook, i falenderoi tifozët e Drenicës, trajnerët bashklojtarët dhe kryesin e skuadrës nga Skenderaji.
Flamur Neziri stinorin e kaluar në 14 ndeshje nuk kishte pësuar gol gjatë stinorit me Drenicën.