EDER
Largohet nga Interi
13 July, 2018 @16:49
Sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Eder, është larguar nga Interi dhe zyrtarisht është bërë anëtar i ri i ekipit kinez, Jiangsu Suning, bëjnë të ditur mediat italiane sot.
Eder, që iu bashkua neroazzurrëve në janar të vitit 2016 do të merr dyfishin e rrogës që e ka pasur te Inter nga ekipi kinez.
Inter thuhet se do të përfitojë rreth 6 milionë euro nga transferi i Ederit drejt Jiangsu Suningut.