VENTSPILS - LUFTËTARI
Ish sulmuesi i Trepçës’89, shkatërron Luftëtarin
12 July, 2018 @22:57
Sulmuesi i dikurshëm i Trepçës’89, Adeleke Akinola Akinyemi, që aktualisht luan për ekipin letonez, Ventspils, ka shpërthyer sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Europa Ligës.
Akinyemi i ka shënuar 4 gola Luftëtarit të Gjirokastrës në përballjen që Ventspils e fitoi 5-0 në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Europa Ligës sonte.
Luftëtari i pranoi të pesë golat në pjesë të parë, ndërsa nigeriani Akinyemi 19 vjeç ka shënuar ka herë brenda periudhës (8’ - 43’).
Luftëtari në përballjen e kthimit do ta ketë “të pamundur” rikthimin për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese të garës më masive të futbollit europian.