NË KLINË
Me përvojë, Dukagjini synon Superligën
12 July, 2018 @22:10
Skuadra e Dukagjinit të Klinës sot ka prezentuar gjashtë përforcime në ekip, me të cilët synon që në stinorin 2018/19 të arrijë Superligën e Kosovës në futboll.
Njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm të Superligës në stinorët e fundit, Granit Arifaj, pastaj këmbëshpejti Mark Milicaj, mesfushori me përvojë Dukagjin Gashi - janë disa nga përforcimet e ekipit nga Klina.
Mirëpo, përforcimet nuk përfundojnë këtu. Dukagjini ka bërë të ditur se ka shtuar në ekip portierin e deritashëm të Onixit, Valmir Hajrizi, pastaj mbrojtësin e Hajvalisë, Kujtim Maloku si dhe atë të Fushë Kosovës, Leotrim Beqiri.
Stinorin e kaluar, Dukagjini përfundoi i nënti në klasifikim të Ligës së Parë duke tubuar 37 pikë nga 30 ndeshje. Kësaj radhe, ekipi synon që të arrijë së paku njërën nga pozitat që dërgojnë në Superligë.