GLASGOW RANGERS - SHKUPI
Broja 90min në fushë ndaj ekipit të Gerrardit
12 July, 2018 @23:06
Mesfushori i përfaqësueses shpresa të Kosovës, Rron Broja, është paraqitur për 90 minuta sot në përballjen që ekipi i tij, Shkupi e zhvilloi ndaj ekipit të famshëm skocez, Glasgow Rangers, ku trajner është aktualisht legjenda e njohur e futbollit anglez dhe e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Glasgow Rangers fitoi ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Europa Ligës, 2-0, ndërsa Rron Broja luajti gjatë tërë ndeshjes me sukses në mesfushë të ekipit të tij, që drejtohet nga ish-trajneri i Trepçës’89 e Feronikelit, Zekirija Ramadani.
Steven Gerrard me ekipin e tij, do të jenë javën tjetër mysafirë të Shkupit në Shkup, në përballjen e kthimit, ku ekipi nga kryeqyteti maqedonas do të tentojë rikthimin e rezultatit.
Broja në fund të ndeshjes u bë shkaktar i penalltisë, ku Rangers ngriti epërsinë në 2-0, ndërsa kjo ishte ndeshja debutuese për Gerrardit në bankën e ekipit skocez.