ST JOHNSTONE - RANGERS
Florian Kamberi me gol e asist si zëvendësues i Rangersit të Gerrardit
23 February, 2020 @23:21
I lindur në Zurich të Zvicrës, Florian Kamberi që ka në llogari të tij disa paraqitje për Zvicrën U21, por tash me mundësi të paraqitet për Shqipërinë, ka qenë jetik për ekipin e Steven Gerrardit sonte, Glasgow Rangers.
Ai është futur në pjesë të dytë të ndeshjes nga trajneri i Rangersit dhe ka arritur që të barazojë rezultatin në 1-1 dhe të asistojë në epërsinë e ekipit të tij, para se vendasit e St Johnstone të barazojnë 2-2 [Hendry 8, May 80 - Kamberi 50, Aribo 71].
Kamberi 24 vjeç, është i huazuar te Rangersi deri në fund të këtij stinori nga Hibernian. E Rangersi aktualisht është 10 pikë larg Celticut lider në Premiership të Skocisë.