FENERBAHÇE 1-3 GALATASARAY
Pas 21 vitesh, Galatasaray mposht Fenerin si mysafir
23 February, 2020 @19:09
Në një ndeshje me shumë ndërprerje dhe më shumë fjalosje me referin, derbi i madh turk mes Fenerbahçes dhe Galatasarayit i takoi verdhekuqëve të drejtuar nga Fatih Terim, që fituan 1-3 [Kruse 21p - Donk 40, Falcao 80p, Onyekuru 90] në fund.
Përgjatë ndeshjes të dyja ekipet patën edhe rastet e veta, ndërsa merita e golit të Max Kruses së Fenerbahçes nga penalltia i shkon kosovarit Vedat Muriqi, që e nxorri atë.
Referi kryesor ndau 5 kartona të verdhë e një të kuqe për Fenerbahçen, pa përfshirë edhe të kuqen për trajnerin e tyre Ersun Yanal, që protestonte dhe dilte nga linjat e veta pandërprerë.
Ndërsa Galatasaray mori 8 kartona të verdhë, një çift prej të cilave u shndërrua në të kuqe.
Pas kësaj ndeshjeje, Galatasaray kcen në bashkëkryesim të tabelës me Trabzonin dhe Sivasin, që të trija me 45 pikë, derisa Fenerbahçe mbetet larg, me 38 sosh.
Në Superligë të Turqisë, kjo ka qenë fitorja e parë e Galatasarayit në stadium të Fenerbahçes, që prej vitit 1999.