MALISHEVA 1-0 VLLAZNIA
Liman Morina vendos, Malisheva në garë për Superligë
23 February, 2020 @15:59
Në përballjen e parë pranverore në Liman Gegaj të Malishevës, pas pjesës së parë pa gola të shënuara, fituesi është vendosur në pjesë të dytë të lojës.
Ka qenë futbollisti i Malishevës, Liman Morina, që me golin e shënuar në minutën e 75-të të ndeshjes 1-0 ka vendosur fatin e takimit ndaj Vllaznisë së Pozharanit.
Me këtë gol dhe fitore, Malisheva mbetet në garë për Superligë, pasi që është vetëm një pikë larg vendit që siguron elitën e futbollit.
Në anën tjetër Vllaznia do të duhet të kërkojë pikë në ndeshjet e radhës për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë të Kosovës.