PASDITJA NË SUPERIORE
Kur Bylisi prish planet!
22 February, 2020 @19:28
Kampioni aktual i Superiores, Partizani, është ndalë dhe ka bërë hap prapa në luftë për mbrojtje të titullit, pasi që sot papritur u ndal nga Bylisi në shtëpi 2-2 [Cordeiro 4, Çinari 18 - Ntephe 30, Guindo 86].
Djelmoshat e trajnerit Adolfo Sormani kanë pasur epërsi dygolëshe të arritur shpejt në lojë, por pastaj pasoi vetëkënaqësia dhe kjo i kushtoi shtrenjtë, derisa mysafirët nga Ballshi nën drejtimin e Veljko Dovedanit s’u ndalën duke kapur pikën befasuese në fund!
Në duelet tjera, Dejvi Bregu ka vazhduar shkëlqimin, duke shënuar dy herë në fitoren e madhe të Skënderbeut ndaj Teutës 3-2 [Bregu 18, 73, Dita 45p - Kallaku 24, Çyrbja 49].
E Laçi e Vllaznia nuk e kanë pasur vështirë arritjen e tre pikëshit ndaj të fundosurve, Flamurtarit e Luftëtarit përkatësisht. Vllaznia 4-0 Flamurtari [Sidorenco 15, Silvio 69, 82, Kukaj AG 72]; Flamurtari 1-3 Laçi [Ribaj 80 - Nëabueze 10, Xhixha 23, 55].