BAYERN 3-2 PADERBORN
Gjasula me Paderbornin ‘për pak’ ndaj Lewandowskit
21 February, 2020 @22:35
Përkundër se kanë arritur që dy herë të barazojnë epërsinë e Bayernit, Paderborn ku për 90min luajti edhe mesfushori i kombëtares Klaus Gjasula është mposhtur në fund të ndeshjes nga bavarezët 3-2 [Gnabry 25, Lewandowski 70, 88 - Srbeny 44, Michel 75].
Serge Gnabry përveç që ka shënuar golin e parë, ka asistuar në dy golat e polakut të jashtëzakonshëm, që mban Bayernin në krye të klasifikimit.
E në takimin e të liderit dhe të fundit në tabelë, ekipi i Gjasulës është paraqitur fuqishëm, duke barazuar dy herë dhe duke tentuar që të marrë pikë jetike për mbijetesë - që në fund nuk ndodhi!
Bayern me fitore zgjati lidershipin edhe për një javë, ndërsa Paderborn edhe për një xhiro sigurisht do të qëndrojnë i fundosur në Bundesligë.
Te Bayerni Leon Dajaku për 90min ishte në bankën rezervë.
Bayerni lider ka 49 pikë nga 23 ndeshje, 4 më shumë se ndjekësi i parë Leipzigu që ka 22 ndeshje të zhvilluara. Ndërsa Paderborni i fundit me 16 pikë nga 23 ndeshje, ka një pikë më pak sesa Werderi e Fortuna me nga 22 ndeshje.