MANCHESTER CITY 2-0 WEST HAM UNITED

Foto: premierleague.com
Këndellje për Cityn, pas dy humbjeve pa gol të shënuar
19 February, 2020 @22:30
Spanjolli Rodri dhe belgu Kevin De Bruyne shënuan nga një gol sonte, derisa Manchester City problemet jashtë fushe, nuk i përcolli në fushë të lojës, për të mposhtur West Ham Unitedin 2-0 [Rodri 30, de Bruyne 62].
City hyri në lojë dy ditë pas lajmit për suspendim dy vjeçar nga garat evropiane për shkak të thyerjes së rregullave të fair-playit financiar dhe pas dy ndeshjeve të humbura pa shënuar asnjë gol!
Në anën tjetër, West Ham United rrezikon seriozisht mbijetesën këtë stinor në Premier Ligë, përkundër se gjatë muajit të kaluar ndërruan trajnerin dhe tashmë janë nën drejtimin e David Moyesit, derisa sonte nuk patën asnjë shut në golin kundërshtar!