RINIS LIGA E PARË
Lideri pret Vitinë e rrezikuar, të tjerët presin gabimet e liderit
18 February, 2020 @14:47
Këtë fundjavë nis pjesa e dytë e stinorit në Ligë të Parë të Kosovës në futboll, ndërsa në xhiron e parë të “pranverës” lideria e pjesës vjeshtore të stinorit Besa, pret Vitinë që është e rrezikuar për rënie nga liga.
Besa do të luajë ndaj Vitisë të dielën me fillim në ora 13:00, ndërsa skuadrat ndjekëse të Besës do të presin gabimin eventual të pejanëve për të kërcyer në krye të klasifikimit.
Sidoqoftë, gabimi eventual i Besës tash e tutje pritet të jetë edhe më i vështirë, pasi që ekipi ka kryer pjesën dimërore të përgatitjeve në Ulqin, derisa ka angazhuar edhe ekspertin kondicional nga Franca, Tanguy Fleury, që me punën e tij pritet të sjellë freski te skuadra nga Shahin Haxhiislami.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ndryshe, Besa ka kryer edhe përforcimet e nevojshme gjatë afatit kalimtar dimëror duke angazhuar Almedin Muratin, Qëndrim Dautajn, Agon Xhakën, Blazho Rajoviçin, Endrit Binakajn dhe Florent Molliqajn.
Te të tjerët, Arbëria i shkon Ramiz Sadikut, ndërsa Liria i shkon KEK-ut, derisa Malisheva pret Vllazninë e Pozharanit e Istogu luan derbin lokal ndaj Onixit.
ORARI I NDESHJEVE, XHIRO XVII
22 shkurt, e shtunë, 13:00
Drenasi - Vëllaznimi
KEKu - Liria
Ramiz Sadiku - Arbëria
23 shkurt, e diel, 13:00
Malisheva - Vllaznia
Besa - Vitia
Ulpiana - Trepça
2 Korriku - Dardana
Onix - Istogu