CATALUNYA
Barcelona merr leje për transfer urgjent
17 February, 2020 @18:30
Kampionia e Spanjës, Barcelona, ka pranuar sot lejen speciale që i lejon klubit të bëj transfer urgjent, jashtë afatit kalimtar të rregullt.
Vendimi i La Ligas ka ardhur pasi që Ousmane Dembele pësoi lëndim të rëndë dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muajt e ardhshëm.
Rregullat e La Ligas lejojnë që ekipet të bëjnë transfere të reja, nëse futbollisti i ekipit dëshmohet se ka lëndim që e lë atë jashtë fushave mbi pesë muaj.
Transferi duhet të jetë lojtar i lirë, ose futbollist që është duke luajtur në Spanjë, por pa të drejtë loje në garat e UEFA-së.
Barcelona e drejtuar nga trajneri i ri i ekipit Quique Setien është e dyta në renditje të ligës, me një pikë më pak sesa lideri Real Madrid.