FLAMURTARI - TREPÇA '89
7 gola, 1 karton të kuq, Gucev sjell fitoren
16 February, 2020 @15:07
Ndeshja e çmendur në mes të Flamurtarit dhe Trepçës ‘89, përfundoi me rezultat 4-3, në favor të skuadrës prishtinase.
Flamurtari shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 14’ me Daut Maxhunin, derisa në minutën e 32’ e barazoi rezultatin Arb Manaj.
Nga minuta e 39’ e ndeshjes, për dy minuta Flamurtari shënoi 2 gola, përmes Valdo Zeqaj dhe Shend Kelmendit, derisa në minutën e 41’ “skuqet Kaçiku i Trepçës ‘89.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Leart Emini e ngushtoi epërsinë në minutën e 54’, duke shënuar nga gjuajtje e lirë, kurse rezultatin e barazoi rezervisti Engjëll Hoti në minutën e 63’.
Goli i fitore për Flamurtarit erdhi nga Gucev në minutën e 78’ dhe kështu përfundoi ndeshja në të mirë të skuadrës prishtinase.
Flamurtari me këtë fitore i afrohet Trepçës ‘89 dhe dallimi ngushtohet në një pikë (22).
Në xhiron tjetër Flamurtari takohet me Gjilanin, kurse Trepça ‘89 me Dukagjinin.