DUELET E DITËS
Partizani shfrytëzon gabimet e kryesuesve, Flamurtari arrin fitoren e parë të stinorit
16 February, 2020 @16:20
Janë zhvilluar tre ndeshjet e ditës në Kategorinë Superiore shqiptare, derisa Kukësi nuk ka arritur të shfyrtëzojë kiksin e Tiranës që barazoi dje ndaj Skënderbeut 1-1.
Kukësianët përkundër se kanë qenë në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes 0-1 me golin e Emiljano Mustës (30’), uruguajani Emiliano Mozzone ka barazuar për vendasit e Bylisit në minutën e fundit të ndeshjes (90’) për përfundimtaren 1-1.
Në anën tjetër, Partizani ka shfrytëzuar pikët jo të plota të Kukësit e Tiranës, duke mposhtur Laçin e papërshtatshëm si mysafir 1-3 [Xhixha 28 - Telushi 31, 82, Bitri 34] ku shkëlqeu Bruno Telushi.
Ndërsa dueli i ditës, ai ndërmjet ekipeve të fundit në renditje i ka takuar Flamurtarit, që mposhti Luftëtarin si mysafir në Gjirokastër, me golin e Andi Ribajt nga penalltia (36’), 0-1.
Më vonë (17:00) ndeshen Teuta - Vllaznia.