REINIER JESUS CARVALHO
Reali nesër prezanton përforcimin e ri
17 February, 2020 @17:58
Klubi madrilen, Real, ka bërë të ditur sot se nesër do të prezantojë zyrtarisht futbollistin e ri në ekip, Reinier Jesus Carvalho.
Futbollisti 18 vjeçar që luante për Flamengon dhe i çoi ata drejt trofeut të Copa Libertadores, nesër në 13:30 do të dalë para mediave në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur përmes një komunikate ekipi i los blancosve.
“Reinier nesër do të veshë fanellën e ekipit dhe do të shkelë në Santiago Bernabeu duke folë edhe për media në zyrën për konferenca,” ka bërë të ditur komunikata.
Sipas mediave, Reinier ka nënshkruar kontratë 6.5 vjeçe me ekipin e Zinedine Zidanit, ndërsa do të jetë në ndërkohë i angazhuar me Brazilin U23 në kualifikime për Olimpiadën Tokio 2020.
Ai pritet që gjatë marsit të vendoset në Madrid dhe të luajë për Castillan (Real Madrid B) derisa të ambientohet për ekip të parë.